Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi ka thënë se nuk e di nëse depuptetët e këtij subjekti do të qëndorjnë në sallë gjatë votimit të kryetarit të Kuvendit dhe gjatë votimit të Qeverisë së re.

Ai ka thënë se pret që Kryesia e Vetëvendosjes merr vendim për një çështje të tillë.

“Përbesë nuk e di, pasi nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Sigurisht që Kryesia do të marr një  vendim dhe ne do të veprojmë konform veprimit të Kryesia”, është shprehur Kurteshi për lajmi.net.

Ai më tej ka thënë se mendon se koalicioni PAN nuk i ka votat për formimin e Qeverisë së re, pasi sipas tij, po t’i kishte votat e nevojshme, PAN do ta thirrte më herët seancën konstituive.

Ndërsa, i pyetur se a presin që presidenti Hashim Thaçi t’ia jap Vetëvendosjes mandatin për formimin e Qeverisë nëse dështon PAN-i, Kurteshi ka thënë se Thaçi nuk mund t’ua mohoj një gjë të tillë, pasi sipas tij Kushtetuta ua jep të drejtën për formimin e Qeverisë së re.

T mobile In article [4]