Lëvizja Vetëvendosje thotë se qëndrimi i saj është se nuk do të pranojë të futet në ndonjë qeveri nëse Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër.

Ish-sekretari organizativ i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tash deputet i zgjedhur, për Rubikon ritheksoi se ky nuk është vendim i partisë, por i qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, votuan për ndryshimin.

E, rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit kanë bërë që Molliqaj të heqë dorë nga posti i sekretarit organizativ për të vazhduar si deputet në Kuvendin e Kosovës, ndonëse ligjërisht mund t’i mbante të dyja postet. Betejë për Dardan Molliqajn do të jetë ulja në Parlament dhe përballja me, siç i quan ai, figurat e SHIK-ut. Molliqaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje.

Global