Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ish-nënkryetare e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar ka thënë se po bëhen gati dy muaj nga dita zgjedhjeve dhe gjithë këtë periudhë PAN-i e ka shfrytëzuar për spekulime se i kane numrat.

Duke folur pas mbledhjes së kryesisë së vjetër të Kuvendit të Kosovës me përfaqësues të partive politike, Durguti ka thënë se nuk ka se çka flitet në këso takimesh për detajet e numrave.

“Në vend së të mbahet seanca konstituive janë marrë me spekulime se i kanë numrat. Kjo do të shihet më 3 gusht, nëse i kanë numrat”, ka thënë Durguti.

Ajo ka treguar se ku do të ulen 32 deputetët e zgjedhur të Vetëvendosjes që arritën të marrin mandatin.

“VV do të ulet në vendin ku deri tash ka qenë LDK-ja”, ka thënë ajo.

T mobile In article [4]
T mobile In article [4]