Përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë takuar sot.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, i cili ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin e mbajtur.

“Takimi është mbajtur sot. Diskutimi ka qenë mbi rrugën që do ta ndjekin përpara dhe mbi çështjet programore që mundësojnë këtë ndryshim për të cilin jemi të interesuar”, ka thënë Hoti për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket ndonjë marrëveshje ai ka thënë se është ende herët.