Përderisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pret që të hënën të mbajë takimin konsultativ me partitë politike,Vetëvendosje nuk do të jetë e pranishme në këtë takim.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin deputetja e legjislacionit të VI nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se ky takim është plotësisht i panevojshëm dhe sipas saj, Presidenti Thaçi bën mirë që të thërras seancën e parë konstituive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Presidenti i vendit bën mirë që të thërrasë seancë konstituive dhe jo takime të tillë të cilat janë të panevojshme. Vetëvendosje e ka shqyrtuar ftesën e Presidentit dhe nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, ka thënë ajo.

Ndryshe, takimi konsultativ i thërritur nga Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet në hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

T mobile In article [4]