Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sonte po feston martesën e djalit, Ngadhnjimit.

Në këtë festë nuk ka si të mungojnë edhe fytyra të rëndësishme politike të vendit.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj në këtë dasmë kanë qenë të ftuar dhe janë pranë njëri-tjetrit.

Në një fotografi të publikuar në Instagram nga Jetmir Agaj, shihet se dy liderët tani partnerë të koalicionit janë në një tavolinë, përcjell lajmi.net.

Pikërisht në këtë kohë, KQZ dje ceritifkoi rezultate zgjedhore dhe i hapi rrugë formimit të institucioneve.