Marco Verratti ka njoftuar se Mino Raiola është agjenti i tij i ri

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ka larguar agjentin Di Campli për të nënshkruar me super agjentin, Mino Raiola.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një njoftimi në Instagram.

“Njoftoj se personi i vetëm që më prezanton mua është Mino Raiola. E falënderoi Di Campli për gjithë punën që ka bërë deri sot”, shkruan Verratti.

Ky është një lajm i mirë për Barcelonën, e cila e kërkon që një kohë Verrattin, pasi Raiola njihet për disa prej transferimeve më të mëdha në botë, si ai i Pogbas nga Juventus në Manchester United

Global