Banorët e Karakasit, kryeqyteti i Venezuelës, për shkak të zhgënjimit dhe frustimit ndaj iniciativës së qeverisë së vendit për të bërë ndryshimet kushtetuese, janë duke bllokuar rrugët për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Kjo iniciativë qytetare vie në prag të grevës së përgjithshme, e cila mbahet po ashtu në shenjë proteste ndaj këmbënguljes së qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën.

Protestuesi Jimmy Arvelo tha se së bashku me fqinjët kanë ngritur barrikada e pemëve dhe gome në Karakas.