Dy persona kanë humbur jetën në protestat e organizuara në Venezuelë kundër planit të presidentit Nicolas Maduro për formimin e kuvendit konstituiv për rishkrimin e kushtetutës së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftohet nga kryeprokuroria e vendit, jetën e ka humbur 23 vjeçari Andres Uzcategui në protestat në Carabobo, dhe 24 vjeçari Ronney Eloy Tejera Soler, në protestat e organizuara në kryeqytetin Karakas.

Në ndërkohë, Isaias Medina, përfaqësues i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Venezuelë, ka deklaruar dorëheqjen përmes një videoje të publikuar, duke thënë se shteti ushtron torturë në mënyrë sistematike ndaj civilëve dhe se presidenti Maduro shkel kushtetutën.

“(Maduro) duhet të japë dorëheqje dhe në këtë mënyrë të vijë një qeveri e re dhe ta bëjë punën. Kjo është një qeveri ilegale dhe diktaturë e plotë. Maduro nuk ka të drejtë të qëndrojë në postin e tij”, ka thënë Medina.

T mobile In article [4]