Milan dhe Gianluigi Donnarumma janë shumë parën arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës
Edhe pse ditë më parë Gianluigi Donnarumma kishte refuzuar vazhdimin e kontratës, tashmë ai duket se ka ndërruar mendje.
Mediat italiane shkruajnë se Milan dhe Donnarumma janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës, e cila do të zgjatet deri në vitin 2022.
Me kontratën e re, Donnarumma do të përfitojë nga 6 milionë euro në sezon.
Sipas Sky Sport, marrëveshja në mes të Milanit dhe Donnarummas do të zyrtarizohet brenda kësaj jave