Nga Qenan Aliu

Mazhoranca e pushtetit të kaluar, menjëherë pas ardhejs në pushtet në të gjitha Këshillat drejtuese dhe Mbikqyrëse të qindra institucioneve të vendit instaloi njerëzit e sajë, dorën në zemër edhe kompetetnt të fushës por në përgjithësi militant të partive.

Madje me kalimin e kohës ,siç kamë theksuar shumë herë kjo mazhorancë hartoi dhe miratoi plotësime dhe ndryshime të ligjeve për të pasur sigurinë dhe më lehtë edhe pas humbjes së pushtetit. Në këto projekte ligjore u hartuan absurde të mëdhaja por gjithmon duke pasur parasyshë akomodimin, kontrollin dhe shtrirjen e pushtetit.

Shikuar nga ky aspekt sot Vendimi i qeverisë për shkarkimin e të gjitha Këshillave drejtuese dhe mbykqyrëse në të gjitha institucionet e vendit është mëse i justifikueshëm madje edhe domosdoshmëri.

Në të kundërtën do të kishte kohabitim në zbatimin e politikave të qeverisë së re sepse këta këshilla gjatë menaxhimit do të obstruonin duke sjellur vendime sabotuese, frenuese lidhur me politikat publike të qeverisë së re.

Megjithate, këta këshilla është koha që të racionalizohen sepse më shum se dy dekada partitë i shfrytëzuan si ombrella për akomodimin e militantëve të partive madje në të shumtën e rasteve pa kriteret elementare. Këta këshilla thithin shuma maramendëse të parave publike , privilegje të ndryshme bile në të shumtën e rasteve pa kontribuar asgjë vetëm duke mbështetur direktivat e partive !