Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka, ka shpërthyer ashpër ndaj vendimit të sotëm të KQZ’së që 23 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Ai, e quan terror ndaj votuesve vendimin e KQZ’së pasi Gjykata Supreme vendosi për ankesat e kandidatëve të subjekteve politike.

Zeka thotë se ky veprim është një turp për politikanbën dhe ish deputetët.

Postimi i plotë i tij:

A e shifni se çfare shteti te poshter na kane ndertu ish klasa politike?! Merreni si shembull kete Ligjon zgjedhore?! Prap rinumerime te votave? Nuk ashte pune me i çertifiku zgjedhjet. Terror ndaj votueseve! Gjitheçka u ba per me vra kete shtet!

Turp, jo per KQZ-ne, po per politikan dhe ish deputet!

Ndoshta edhe ne e bajme berlloge si ata?!!! Kurr nuk i dihet…

Veshtire ne kete vend me i besu edhe vetes!!!