Laurene Powell Jobs, e veja e Steve Jobs po shijon pushimet në Dubrovnik me të dashurin e saj Adrian Fenty, ish-kryebashkiak i Uashingtonit D.C.

Çifti ëshë fotografuar teksa po shëtisnin bashkë me vajzën 19-vjeçare Eva, në jahtin luksoz 100 milionë dollarësh  të blerë nga themeluesi i Appple, Steve Jobs, i cili nuk arriti ta shfrytëzoj asnjëherë këtë jaht, pasi që e kishte porositur në kohën kur iu lajmëruar kanceri dhe nuk ajo nuk ishte akoma gati për shfrytëzim.

Laurene Powell Jobs u pa duke shijuar qytetin antik kroat me Adrian Fenty, dhe vajzën e saj.

Laurene Powell Jobs (majtas), e veja e Steve Jobs dhe i dashuri i saj Adrian Fenty (në qendër) janë fotografuar me pushime në Kroaci, së bashku me vajzën e Eva, 19 (djathtas)

Eva kishte një iPhone në rripin e saj ndërsa  ecte me çiftit përmes Dubrovnikut.

T mobile In article [4]

Anija si duket është pronësi të të vejës së themeluesit të kompanisë gjigante të teknologjisë. Ajo kishte mbetur e ve kur themeluesi i Apple, Steve Jobs, vdiq në moshën 56 vjeç, nga kanceri pankreatik në tetor të vitit 2011. Ata kanë tre fëmijë së bashku.

Fenty, kryebashkiaku i Uashingtonit D.C. në mes të viteve 2007 dhe 2011, njoftoi zyrtarisht ndarjen e tij nga gruaja e tij prej 15 vjeçe, Michelle, në janar 2013. Ata gjithashtu kanë tre fëmijë. Besohet se këta të dy u takuan në një konferencë për arsimin në Houston në vitin 2011 dhe u bashkëpunuan rreth një reforme në shkollë; Powell është themeluese e “Emerson Collective” e cili përkrah reformën e arsimit.

Një vit më pas, Fenty u bashkua me bordin e “College Track”, një program jofitimprurës për studentët e varur që dëshironin të shkonin në kolegj që ishte bashkëthemeluar nga Laurene Poweel Jobs, transmeton gazetametro.net

Laurene Powell ishte martuar me Steve Jobs dy vjet pasi e kishte takuar atë kur ai punonte në “Stanford Business School”, ndërsa ajo ishte një studente atje.

Dasma e tyre u zhvillua në mars të vitit 1991 në një hotel në Luginën e Yosemite dhe ceremonia u drejtua nga një murg budist, Kobun Chino Otogawa, në përputhje me besimet fetare të Jobs.

Fëmija i tyre më i madh, një djalë i quajtur Reed, lindi gjashtë muaj më vonë, dhe çifti kishte dy vajza, Erin dhe Eva, në vitet pasuese.

Steve dhe Lautene ishin të martuar për 20 vjet dhe pas vdekjes së tij, ajo trashëgoi një pasuri prej rreth 10 miliardë dollarësh. Pavarësisht se është një nga gratë më të pasura në SHBA, ajo vazhdon me punën e saj bamirëse.

Kur Steve Jobs ndërroi jetë në tetor të vitit 2011, shumica e aseteve të tij ia kaluan gruas së tij, duke e bërë atë një nga 50 njerëzit më të pasur në botë. Ajo zotëron, ndër të tjera, dy avione private, katër prona të paluajtshme dhe aksione të kompanisë Walt Disney dhe Apple.

Sot, Powell Jobs është gruaja e gjashtë më e pasur në botë bazuar në renditjen e “Forbes”, pas aksioneres franceze L’Oreal Liliane Bettencourt, trashëgimtares Wal-Mart Alice Walton, trashëgimtares të Marsit Jacqueline Mars, veja Maria Franca Fissolo e Michele Ferrero dhe gjermanes, trashëgimtares së BMW Susanne Klatten.

 

Global