Nekrolog me figurën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është publikuar sot në Serbi. Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale, dhe që është pjesë e fushatës tremuajshe kundër presidentit serb. Fushatën e tillë kundër presidentit e theksoi edhe zv.kryeministri Zoran Mihajloviq.

“Një shkallë e tillë e urrejtjes kundër presidentit serb duke e vendosur figurën e tij edhe në një letër nekrolog është kulmi i gjithë kësaj që po ndodhë dhe që nuk është parë në Serbi. Unë nuk e dij se cili ka qenë qëllimi i autorit, përveç se të tentojë të legalizojë dhunën në shoqëri”, theksoi Mihajlloviq.

Aleksandar Vuçiç dy muaj me pare u zgjodh president i ri i Serbisë. Pasi u zgjodh në këtë post me votat e qytetarëve serbë, të cilët e votuan atë masivisht.

“Qytetarë të shquar të Serbisë. Unë jam shumë krenar që kam marrë mbështetje nga ana e qytetarëve të shquar e të respektuar serbë. Jam gjithashtu krenar që kam marrë besimin e mbi 2 milionë serbëve, nga 3.7 milionë që shkuan në qendrat e votimit”, tha Vuçiç në fjalën e tij pas zgjedhjes.