Një burrë në moshë në Elbasan, është gjetur i vdekur në banesë një ditë më parë. Në lagjen “Shënkoll”, në banesën e tij është gjetur i varur 75-vjeçari Th.Ç.

I moshuari, i cili hetonte i vetëm, është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij, të cilët nuk e kishin parë gjatë gjithë ditës. Mësohet se i ndjeri jetonte i vetëm pasi e shoqja e kishte vdekur, ndërsa fëmijët i kishte në emigrim.

Sipas policisë: Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ai është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.

Lidhur me këtë rast po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.