Një grua e moshuar në Lezhë i ka dhënë fund jetës një ditë më parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zejmen, pranë banesës ku jetonte 80-vjeçarja.
P.Ll. është gjetur nga familjarët e vetëvarur në një kasolle.
Nga të dhënat paraprake bazuar në dëshmitë e familjarëve, mësohet se e moshuara kurohej nga depresioni prej kohësh dhe akti i rëndë dyshohet të jetë kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Materialet lidhur me rastin iu referuan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim.