Depresioni vijon të vrasë…

Ditën e djeshme, në lagjen “Qeriba Derri“ në Vlorë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar në banesën e tij M.K., 58 vjeç.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa dyshohet se viktima mund ta ketë kryer vetëvarjen pasi ka qenë në gjendje depresioni.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shifrat e vetëvrasjeve në vendin tonë janë alarmante. Vitin e shkuar, në Shqipëri u shënuan 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje.

T mobile In article [4]

Ritmet e larta të vetëvrasjeve kanë vijuar edhe gjatë muajve të vitit 2017.