Një burrë nga Velipoja është dërguar më spital në gjendje kritike, ku dhe ka gjetur vdekjen.

Gjithçka ka ndodhur gjatë së martës, në Velipojë, në banesën e tij. 46-vjeçari G.L. është vetëhelmuar me fostoksinë dhe është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, por pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme.