Një person u gjet i varur dje në qytetin e Lushnjës, pranë banesës së tij. Sipas policisë, 42-vjeçari Sh.S., është vetëvarur.

Pas u gjet nga familjarë, ai është dërguar për në spitalin e Lushnjes, por ka mbërritur i pajetë atje.

Viktima, njofton policia, ishte me sëmundje depresive dhe dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem. Nga këqyrja e kufomës, nuk rezultoi të kishte shenja dhune, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprime të mëtejshme.