Një vajzë e re ka humbur jetën të dielën në Liqenin e Batllavës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 12-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.

Sipas Borovcit, Policia tashmë po merret me rastin në fjalë.

Policia nuk ka mundur të zbulojë identitetin e viktimës, dhe as të japë detaje të tjera.