Aktivisti kinez dhe laureati i çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo ka vdekur në moshën 61 vjeçare, bën të ditur qeveria.

I burgosuri më i famshëm politik në këtë vend po trajtohej nga kanceri i mëlçisë në verilindje të Kinës, transmeton portali arbresh.info.

Aktivisti i të drejtave të njeriut ishte transferuar nga burgu muajin e shkuar, ku ishte duke mbajtur dënimin 11 vjeçar për “përmbysje”.