Këtë mëngjes në Qendrën Emergjente në Shkup ka vdekur gruaja e cila dje ishte plagosur nga burri i saj në lagjen Butel të Shkupit, Ngjarja tragjike që ndodhi dje ( e shtunë ) në ora 12.40 në lagjen Butel të Shkupit. personi B.T (1933) ka vrarë nipin e tij TS (1985), dhe ka plagosur rëndë gruan P.T (1933) dhe vajzën e tij LS (1959), dhe më pas ka kryer vetëvrasje, përcjell TetovaSot.
Të lënduarit, gruaja dhe vajza janë transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup.
Këtë mëngjes në Qendrën Emergjente në Shkup gruaja P.T vdes pasi nuk ka mundur t’i përballojë plagët e rënda, ndërsa vajza L.S mbetet ende në rrezik për jetën.
Me urdhër të organeve të Prokurorisë Themelore në Shkup të ndjeren e kanë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Policia dhe Prokuroria janë duke punuar për rastin tragjik, dhe zgjidhjen krejtësisht të rastit./TetovaSot/