Aktori ikonik Martin Landau ka vdekur pas disa komplikimeve të papritshme
Është marrë vesh që Martin ka vdekur gjatë ditës së shtunë, në një qendër spitalore.
Landau është një nga aktorët me karrierën më të gjatë gjatë kohës sonë. Në mesin e shumë filmave ku ai bënte pjesë ishin edhe “North by Northwest”, “Ed Wood” e “Cleopatra”.
Landau kishte punuar si vizatues para se të fillonte karrierën e tij si aktor në vitet e 50ta. Ai është paraqitur në afër 200 filma dhe shou televiziv gjatë karrierës së tij të gjatë, dhe punoi deri në vdekjen e tij.
Filmi që e bëri atë të famshëm ishte ai i vitit 1966 kur ai luajti rolin e Rollin Hand në “Mission: Impossible”, një seri televizive. Ky rol shpesh nominohej për Emmy dhe i ndihmoi aktorit që të fitonte çmimin “Golden Globe” në vitin 1968.
Landau ishte nominuar për çmimin Oscar në kategorinë aktori më i mirë në rol dytësor për rolin në filmin “Tucker: The Man and His Dream”. Ai nuk fitoi, por fitoi edhe një Golden Globe për rolin.
Ai u nominua përsëri për Oscar në filmin “Crimes and Misdemeanors”, por arritjen e këtij çmimi e bëri në nominimin e tretë, për filmin e vitit 1994 “Ed Wood”