Një 66-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme duke punuar me autokombajnë në fshatin Selenicë të Ersekës.

Sipas policisë, viktima me iniciale B.N po punonte me autokombajnë kur ra në kontakt me energjinë elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.