Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e turistes ruse në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 13:00, kur policia ka marrë njoftimin se në Ksamil është mbytur një shtetase.

Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur  ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.

Global

Trupi i saj është dërguar drejt Spitalit të morgut në Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë).

T mobile In article [4]

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.