Nga sulmet e së shtunës të avionëve luftarakë të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika në rajonin Djerul Zur, 10 civilë sirianë janë vrarë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mejadin e lajmeve. Sipas burimeve lokale avionët luftarakë amerikanë kanë shkatërruar infrastrukturën dhe zonat e banuara në Dejrul Zur. 29 civilë sirianë gjithashtu janë vrarë në sulmin e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika në qytetin Raka të Sirisë. Prej datës 27-29 korrik koalicioni në fjalë ka vrarë të paktën 90 shtetas të pafajshëm sirianë mes tyre shumë femra dhe fëmijë në provincën Dejrul Zur. Grupi hulumtues Irvarez i cili monitoron sulmet e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS në Siri, ka njoftuar se rreth 3 mijë civilë janë vrarë në sulmet e këtij koalicioni nga viti 2014 e deri më sot në Irak dhe në Siri. Amerika vitet e fundit me pretekstin e luftës kundër terrorizmit ka vendosur si objektiv të sulmeve të saj civilët sirianë dhe irakianë.