Nuk kalon një javë pa fotot e saj në median rozë. Chloe Green, vajza e miliarderit Sir Philip Green, e kalon shumicën e kohës në jahtet e babait në Mesdhe.

Jeta është thjesht pushime për 36-vjeçaren. Jo më kot, pasi babai i saj ka në pronësi tre jahte të mëdhenj.

Por së fundmi, e bija ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale. Trashëgimtarja e ‘Top Shop’ u fotografua duke u puthur me të dashurin e ri.

Global

Ai është Jeremy Meeks, i cilësuar si krimineli më seksi. Para disa kohësh mediat publikuan foton e tij në rajonin policor dhe ajo bëri xhiron e rrjetit.

Meeks është anëtar i një bande kriminale. Pasi doli nga burgu, ai u bë i famshëm, madje mori pjesë edhe në disa sfilata mode.

T mobile In article [4]

Në IG ai ka plot 1.2 milionë ndjekës, të cilëve u postoi një foto me të dashurën e re. “Gjithçka është e mundur,” shkruan ai.

Chloe nga ana e saj postoi një foto në restorant me të dashurin e ri, ku shkruante: “Vetëm fillimi. Ne e vlerësojmë të gjithë dashurinë dhe urrejtjen”.

Por çfarë do të thotë babai miliarder? Ai e ka vajzën e tij si dritën e syve. Edhe pse mediat thonë se ai është ‘krimineli më seksi’ apo ‘banditi me sy blu’, sërish ai mbetet një njeri me të kaluar të dhunshme.

33-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje. Jo vetëm kaq. Në një rast ai është arrestuar pasi rrahu një djalosh 16-vjeçar dhe e bëri ‘petë’. Aq i dhunshëm është ai, sa i kanë ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Zyrtarët thonë se është një nga kriminelët më të dhunshëm në zonën e tij.

Në vitin 2002 është arrestuar dhe dënuar për vjedhje. Në një rast u arrestua pasi ishte agresiv ndaj policëve.

I akuzuar për vjedhje identiteti, i dënuar për ngarje të makinës nën ndikim të substancave të ndaluara, ai është pjesë e bandës “Cribs”, një nga më të rrezikshmet në SHBA.

Jo vetëm kaq, por ai është i martuar dhe ka një vajzë, të cilën thuhet se e mbron shumë. Pasi çifti i pazakontë u fotografua duke pushuar në Turqi, Jeremy u largua për në SHBA drejt bashkëshortes së tij Melissa.

U duk se romanca u shua, por Jeremy ka depozituar letrat për divorc me të shoqen. Pasi ka kryer këtë veprim, ‘krimineli’ më seksi në botë u kthye sërish në krahët e miliarderes.

Të dy u fotografuan duke u puthur në një pishinë në Los Angeles, pikërisht në ditën kur gruaja e tij Melissa, festonte zemërthyer ditëlindjen.