Rrahja e radhës në ishullin grek Zakintos të cilën e kanë shkaktuar serbët, është titulli i teksteve të sotme në sajtin grek “Ermisnews” i cili flet për domosdoshmërinë e masave të sigurisë në ishull.

“Pas vrasjes së studentit amerikan 22 vjeç, Bakari Henderson, në Laganas të Zakintosit, ka ndodhur rrahja e radhës të cilën e kanë shkaktuar serbët. Kësaj radhe janë sulmuar dy shtetas zviceranë, prej të cilëve njëri përfundoi në spital dhe do të mbetet në kujdes intensiv, derisa tjetri e ka të lënduar dorën”, njofton mediumi grek, transmeton gazetametro.net.

Në raport thuhet se pushteti lokal duhet të merret seriozisht me sigurinë në ishull, si dhe me detyrën për mbrojtje të jetëve të njerëzve.

“Nëse vazhdon urrejtja e serbëve ndaj amerikanëve dhe perëndimorëve, askush nuk mund të parasheh se sa larg do të shkojnë këto konflikte”, konstatohet në tekstin e gazetës greke.

Studenti amerikan Bakari Henderson ishte rrahur për vdekje nga 15 persona në Zakintos më 13 korrik, pasi thjesht kishte kërkuar një fotografi me një kamariere në një restorant në Greqi. Gjashtë persona ishin arrestuar për këtë vepër, një prej tyre shtetas britanik dhe një tjetër serb. Ky rast kishte ngritur vetëdijen e opinionit për rritjen e sigurisë për turistët./gazetametro.net

Ky është momenti kur Henderson ishte rrahur për vdekje më 13 korrik: