Debati për Ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 vazhdon sot në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dje elaboroi se qëllimi i ribalancit të propozuar është ulja e shpenzimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Të ardhurat e përgjithshme në gjashtë muajt e parë janë 86,4 miliardë denarë që paraqet 46 për qind në raport me të planifikuarat, ndërsa të dalurat janë 94,6 miliardë denarë.

Ministri theksoi se në anën e shpenzimeve ulje serioze ka tek shpenzimet për mallra dhe shërbime të cilët janë shkurtuar për 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin inicues.

“Janë bërë shkurtime për udhëtimet zyrtare, prezantimet, promovimet ekonomike dhe reklamim”, tha Tevdovski.

T mobile In article [4]

Për shpenzimet kapitale theksoi se ato seriozisht kanë dështuar në gjysmën e parë të këtij viti dhe se janë realizuar 8,7 miliardë denarë ose vetëm 32 për qind në krahasim me buxhetin e planifikuar vjetor.

Me ribalancin, siç tha, janë planifikuar 23,4 miliardë denarë për shpenzime kapitale, për shkak të nivelit  të ulët të realizimit  në gjashtë muajt e parë të vitit (8,7 miliardë denarë). Është realizuar zvogëlim tek projektet të cilët kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit të aktiviteteve në gjysmën e parë të vitit. Por megjithatë, niveli i planifikuar i shpenzimeve kapitale me ribalancin, konsderon ministri, është e rëndësishme nëse krahasohet me realizimin në katër vitet e fundit, i cili asnjëherë nuk ka tejkaluar 19 miliardë denarë.

Ai lidhur me detyrimet e ndërmarra, ndërsa të papaguara nga pushteti paraprak informoi se deri në fund të javës Ministria e Financave do t’i publikojë dhe se për momentin po dakordon projekt me Bankën Botërore për “pastrim” të detyrimeve të këtilla.

Rritja e ekonomisë me ribalancin është rishqyrtuar në 2,2 për qind për sivjet, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 2,9 për qind nga BPV-ja.

Për ribalancin e propozuar shumica në debat dha mbështetje, ndërsa deputetët e opozitës konsiderojnë se ai nuk është reformues dhe se po shkurtohen mjete nga investime kapitale për llogari të punësimeve partiake.

Debati për ribalancin në Komision sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune.

Global