Komuna Çair vazhdon aksionin e asfaltimit të rrugëve në lagjen Seravë. Pas asfaltimit të rrugëve MESTA, SERAVA DHE KOSTA ABRASHEVIÇ, përfundoi procesi i riparimit të infrastrukturës rrugore edhe në rrugën “KRIMSKA” kurse sot përfundon edhe asfaltimi i rrugës “Sevastopolska”.

Aksionet e asfaltimit të rrugëve në kompetencë të Komunës së Çairit do të vazhdojnë edhe në zona tjera ku riparimi i tyre është i nevojshëm.