Vazhdon situata e tensionuar në Lindjen e Mesme mes palestinezëve dhe izraelitëve. 3 shtetas izraelitë janë vrarë me thikë pasi 3 palestinezë u qëlluan për vdekje të premten.

Për shkak të ngjarjeve të fundit presidenti Mahmud Abbas ka ndërprerë marrëdhëniet me Izraelin.

3 civilë izraelitë janë vrarë me thikë në një vendbanim afër Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar nga autoritetet e Tel Avivit.

Ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ushtria e Tel Avivit thotë se autori i sulmit është qëlluar dhe kapur. Ai kishte hyrë në një shtëpi private dhe kishte sulmuar të pranishmit.

Atentatet e fundit vijnë në përfundim të një dite të mbushur me përleshje mes Palestinezëve dhe policisë së Izraelit në lidhje me masat e reja të sigurisë të vendosura në zonën e shenjtë në Jerusalem. 3 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën në Lindje të Jerusalemit dhe në Bregun Perëndimor gjatë së premtes.

T mobile In article [4]

Presidenti I Palestinës, Mahmud Abbas tha se ka ngrirë të gjitha kontaktet me Izraelin pas instalimit të detektorëve të metalit në vendin e shenjtë që për myslimanët njihet si “Haram al-Sharif”, ndërsa për hebrenjtë “Mali i Tempullit”.

Masat e reja të sigurisë janë kërkuar nga qeveria e Izraelit pas vrasjes së dy policëve në këtë zonë para një jave.

Konflikti i vazhdueshëm mes Palestinezëve dhe Izraelitëve ka shkaktuar rreth 300 viktima që prej vitit 2015, kur situata përshkallëzoi.