Donal Logue po vazhdon kërkimin e tij të vazhdueshëm për vajzën e tij të humbur, 16-vjeçaren Jade.

Aktori 51-vjeçar shfrytëzoi mediet sociale për të ndarë një foto të tij së bashku me bijën, në një moment shumë të lumtur.

“Jade, eja në shtëpi, shpirt. Ne të duam dhe na mungon shumë”, ka shkruar ai.

Në fillim të javës, Donal sqaroi se vajza e tij nuk është arratisur. Ai gjithashtu i tha publikut se pa marrë parasysh se ku është Jade, familja e saj do ta rikthej atë.