Po vazhdojnë kërkimet për Sali Gërqinën, i cili me kërcimet e shpeshta në stilin ‘dallëndyshe’ nga Ura e Fshejt, mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore vitin e kaluar.

Ai po konsiderohet i zhdukur, meqë ende nuk ka ende asnjë lajm për të.

Ekipet e policisë, bashkë me FSK-në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë janë duke e kërkuar trupin e Sali Gërqinës. Por lidhur me fatin e tij ende nuk ka ndonjë të re.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj, ka thënë për Express, se FSK bashkë me policinë janë duke i vazhduar kërkimet, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë rezultat.

“Patrullat i kemi në vendin e ngjarjes, dhe FSK po vazhdon me kërkim. I kanë në mbështetje edhe njësitin e shfrytëzuesve vullnetar nga Mitrovica. Kërkimet do të vazhdojnë edhe për disa ditë”, ka thënë ajo.

T mobile In article [4]

Sali Gërqina njihet si njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshejt në stilin “dallëndyshe”.