Kreu i grupit parlamentar në LSI, Petrit Vasili komenton dhunën e ushtruar sot në Shkodër ndaj një mjeku dhe dëgjesat e kryeministrit Rama.

Vasili shprehet se vendin e kanë mbytur të zezat ndërsa Rama tregon përralla në turin e dëgjesave.

“Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.

Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.

Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten”, shkruan Vasili.