Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, për shkarkimin nga detyra të të gjithë drejorëve të hipotekave dhe spitaleve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se në 4 vjet Rama me vendimet e tij e ccoi shëndetësinë 270 vjet pas.

Ndërsa thekson se fajtori i vetëm i katandisje së shëndetësisë në këtë gjendje, kanë vetëm një përgjegjës dhe ai ëhstë kryeministri Rama.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

Global