Në 40 vjetorin e karrierës së tij muzikore Vasco Rossi ka shënuar rekord botëror për numrin më të madh të fansave që kanë paguar biletën për të qenë të pranishëm në koncertin e tij në Modena.
“Modena Park 2017” është realitet: nisur me notat muzikore të “Kështu foli Zarathustra” e Richard Straus¬s, Vasco Rossi u ngjit në skenë dhe nisi koncertin e tij me këngën “Colpa d’Alfredo”, një nga këngët e tij simbol të rinisë. Dhe për 220 mijë fansat të mbledhur në parkun Ferrari në Modena për koncertin që shënon një rekord bptëror spketatorësh që kanë paguar biletën, ishte menjëherë një delir. Tre orë e gjysëm muzikë për të hyrë në histori

Vasco mbërriti me helikopter në skenë pakpara orën 19 të së shtunës duke bërë xhiro nëpër skenë për të admiruar dhe fotografuar turmën e madhe të njerëzve. Koncerti nisi me muzikën e viteve ’70 dhe ’80. I veshur si gjitnjë me të zeza dhe me kapele Vasco Rossi u tregua në lartësinë emadhështisë së koncertit duke improvizuar dhe një balet me disa fanse në notat e këngës “Splendida giornata”.

Hiti “Siamo soli” u këndua fuqishëm së bashku me 220 mijë të pranishmit ku nuk munguan dhe veshjet intime që i hidheshin në skenë nga fanset.

“Albachiara”, e kurorrëzuar dhe me fishekzjarre mbylli koncertin në Modena PArk duke hyrë në historinë e muzilës me rekordin e tij personal në shifra dhe përmbledhjen e 40 viteve të muzikës më të mirë rock italiane.