Jay Swingler dhe Romell Henry nga West Middland, janë mbyllur në një kuti druri nën tokë për 24 orë, për të parë se si është të jesh i varrosur për së gjalli.

Por, dyshja që kanë një kanal në YouTube, janë kritikuar ashpër për këtë veprim, sepse u konsideruan si ofendues për ata që më nuk janë gjallë, transmeton Telegrafi.

Madje, komentuesit janë shprehur se ata e kanë bërë vetëm të shtojnë klikimet dhe ndjekësit, por në një formë të pështirë.

Videoja e postuar më poshtë, tregon përgatitjet e tyre para se të mbyllen nën tokë, ndërsa tashmë kanë hyrë dhe po shfaqin çdo moment të eksperiencës së tyre.

Loading...