Sot në varrezat e fshatit Velekincë të Gjilanit është varrosur 24 vjeçari Elbasan Isufi.

I riu ishte aksidentuar të premten e kaluar, ndërsa ka ndërruar jetë sot në QKUK nga lëndimet e marra nga një aksident me eskavator.

Shumë familjar e miq janë bërë bashkë sot për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Familja Isufi, pas varrimit ka bërë edhe aktin fisnik duke ia falur gjakun familjes së shoferit të eskavatorit nga i cili u godit Elbasani, shkruan Magazina.

Ndryshe, familja ka reaguar edhe për lajmet në disa media të cilat kishin raportuar se Elbasani ishte lypës, ndërsa mësohet se ai ishte punëtor në vendin ku u aksidentua e nga të ardhurat e mbante familjen.