Kim Kardashian është mjeshtre për tërheqje të vëmendjes. Seksbomba amerikane me origjinë nga Armenia, i ka lënë gojëhapur shumë njerëz në Nju Jork të martën mbrëma, teksa ka dalë nga një ndërtesë.

Ylli televiziv 36-vjeçar është parë me një kanotiere të bardhë disi të tejdukshme, që i ekspozonte gjinjtë, pasi bukuroshja e famshme nuk kishte veshur sutjena.

Në pjesën e poshtme ajo kishte veshur pantallona të shkurtra sportive dhe këpucë me taka. Një kombinim, që vetëm Kimit mund t’i rrijë mirë.