Për testet mjekësore dhe stërvitjen e parë nën urdhrat e Ernesto Valverdes u paraqitën 18 lojtarë të Barcelonës.

Shumica e të tjerëve pritet të bashkohen me grupin në ditët në vijim.

Grupi i parë përbëhet prej 18 lojtarëve që janë nga skuadra e parë dhe ata që vijnë nga akademia La Masia.

Rakitic, Luis Suarez, Rafinha, Cillessen, Mascherano, Alcacer, Sergi Roberto, Aleix Vidal, Marlon, Douglas, Vermaelen, Samper, Munir, Deulofeu, Ortola, Alena , Cucurella, dhe Palencia.

Të premten do të bashkohen Iniesta, Alba, Denis Suarez, Busquets, Digne dhe Umtiti.

Katër lojtarë do të udhëtojnë për në Japoni ku do ta mbyllin marrëveshjen me gjigantin japonez Rakuten. Messi, Pique, Neymar dhe Arda, do të kthehen të shtunën.

Dy më të vonshmit do të jenë Andre Gomes dhe Marc-Andre ter Stegen, që luajtë në Kupën e Konfederatave me kombëtaret e tyre. Ata do të bashkohen në SHBA.

Ernesto Valverde e ka jetuar ditët e parë si trajneri i Barcës.

Në ditët në vijim pritet që tu kumtohet lajmi edhe pesë lojtarëve për largim.

Në krye të listës është Arda Turan, i cili gjendet në Japoni.

Në listë janë edhe Vermaelen, Douglas, Munir dhe Samper.