Valon Bela antarë i Bashkimit Demokarik për Integrim ka vendosur që t’i jap fund politikës. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se largimi i tij nga politika është mosrealizimi i marrëveshjes politike.

Të nderuar miq dhe dashamirë,

Ju informoj se unë dhe grupi im politik, pas konsultimeve, jemi pranë marrjes së vendimit për distancim të përkrahjes sonë ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsyeja kryesore është mosrealizimi i marrëveshjes politike. Ne mendojmë se 5 vite do duhej të ishin të mjaftueshme për realizimin e marrëveshjes pavarsisht se shërbimet nga ana jonë por edhe përkrahja nuk kanë munguar.

Si çdo send tjetër që ka fundin e tij/saj, edhe justifikimet boshe për mosrealizimin e marrëveshjes kanë fundin e tyre prandaj shumë shpejt edhe do të dalim me vendim final.

Ju faleminderit dhe mirëmbetshi”, ka shkruar Bela.