Presidenti i Sionit, Christian Constantin ka treguar se është në bisedime me mesfushorin e Watfordit, Valon Behrami dhe se për këtë transferim është i gatshëm të dhurojë një milion euro. Gjithashtu edhe shqiptaro-zvicerani Behrami ka shprehur dëshirën për të rikthyer në vendin ku është rritur, shkruan “Blick”.

“Ne kemi  kontakte që në dimër. Barthélémy ka kontaktuar disa herë me të. Valoni dëshiron të kthehet sërish në Zvicër. Unë do ta marrë atë në Sion, pasi është i gatshëm të kthehet”, tha Constantin.

Fakt është se Chadrac Akolo do largohet nga Sioni dhe kjo shton mundësitë për transferimin e Behramit.