Stilisti italian Valentino Clemente Ludovico Garavani i njohur si Valentioni, rrëfen se Melania Tramp nuk pëlqen stilin e tij edhe pse ai ka dizejuar veshjet e zonjave të para të Amerikës për disa dekada.

Stilisti i njohur italian Valentino ka dizenjuar veshjet e zonjave të para të Amerikës për disa dekada.

Por nuk beson se do të këtë të njëjtin fat edhe me Melania Trump, gruan e presidentit amerikan Donald Tramp.

Në një intervistë që stilisti italian ka dhënë ditët e fundit, ka thënë se Melania Trump nuk pëlqen stilin e tij.

I pyetur se cila është muza që do të donte të vishte më fustanet e tij, Valentino tha se adhuron Cotillard dhe Emma Stone e vazhdon të jetë fans i ikonave të hershme si Gyneth Paltrow, Nicole Kidman e Meryl Streep.

Stilisti italian vlerësoi edhe princeshën e Anglisë Kate Middleton për të cilën tha se vishet shumë bukur.