Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mësohet se shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

Mësohet se është shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Punëtorëve numër 3, Artjon Çaushllari; administratori i njësisë së Farkës, Gazmend Kukli; si dhe drejtoresha e Qendrës Sociale të Shkozës, Kajame Guri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve, por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak.