Një palestinez 23 vjeçar i cili më 19 korrik ka mbërritur në fshatin Vaksincë, fizikisht është sulmuar dhe grabitur nga ana e tre palestinezëve.

Policia sot kumtoi se rasti është paraqitur dje në SPB Kumanovë nga ana e kujdestarit në stacionin policor Sopot i cili ka informuar se 23 vjeçar A.F. ka deklaruar se është grabitur prej tre pakistanezë të cilët i kanë marrë 150 euro.

Nga biseda e realizuar me të është konfirmuar se ai me një grup emigrantësh ka mbërritur në Vaksincë ku është pritur nga tre pakistanezë të cilët kanë qenë të obliguar për pritjen dhe dërgimin e emigrantëve jashtë Maqedonisë. Më 21 korrik rreth orës 22, ata të gjithë personave nga grupi u kanë kërkuar nga 2.000 euro për persona që t’i transferojnë jashtë kufirit në Republikën e Serbisë. Sepse A.F. nuk ka pasur para, njëri nga organizatorët e ka sulmuar, duke e goditur në fytyrë, ku pastaj ia ka marrë paratë dhe e kanë lënë. A.F. është dërguar në Qendrën transitore – Shkup.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e ngjarjes.

T mobile In article [4]