Shumica e njerëzve kur dashurohen nuk duan t’ia dinë, për moshën, origjinën, apo detaje të tilla për partnerin apo partneren e tyre. Ne thjesht dashurojmë personin me të cilin shoqërohemi. Në fakt, edhe personazhet e njohur shqiptarë, pavarësisht se të pasurit partnerin nga i njëjti vend ka më shumë lehtësira, ata kanë zgjedhur ta çojnë zemrën e tyre në Kosovë.

Prej vitesh të martuar, ose në prag martese këta VIP-a shqiptarë nga Tirana, kanë ndjekur zemrën deri në Kosovë apo anasjellas. Pavarësisht se Kosova është shumë pranë nesh jo thjesht në kilometra, por edhe ne zemër, gjithsesi një sakrificë ata e kanë bërë për të qenë pranë njëri-tjetrit.

Image

1) Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Prej 3 vitesh në një lidhje me njëri-tjetrin, ka lënë Prishtinën për të jetuar me Marinën në Tiranë. Ata do të martohen së shpejti, dhe mendojmë se në Tiranë do vazhdojnë të jetojnë për shkak të angazhimeve të Marinës në television. Gjithsesi Marina është nuse në Kosovë.

Image

2) Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Njësoj si e motra, edhe Luana e ka zgjedhur partnerin e saj nga Kosova. Ata janë prej kohësh në një lidhje, pavarësisht se ata nuk e kanë pranuar asnjëherë.

Image

3) Vesa Luma dhe Big Basta

Të martuar dhe me një djalë. Çika nga Prishtina u dashurua m djalin nga Tirana. Ata u martuan dhe vendosën të jetonin në Tiranë. Pra Vesën e kemi nuse Tirane.

Image

4) Alma Bektashi dhe Sokoli

Këngëtarja e njohur nga Prishtina në fakt e mori bashkëshortin e saj në Kosovë, pasi ai është nga Tirana. Prej vitesh ata janë të martuar, dhe një djalë dhe një vajzë.

Image

5) Ilirjana dhe Altin Basha

Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha nusen e ka marrë nga Kosova. Ilirjana Basha është kostumografe, dhe ka lënë Kosovën për Altinin, për të jetuar në Tiranë. Ata janë të martuar prej vitesh dhe kanë tre fëmijë.

Image

6) Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Prej vitesh në një lidhje, moderatorja e njohur Rudina Magjistari zgjodhi partnerin e saj Xhavit Bajramit, nga Podujeva. Çifti jeton në Tiranë, dhe kanë një vazjë të vogël që quhet Mia.

Image

7) Ledina Çelo dhe Naim Kabashi

Ai një kampion bote në Kik Boks ndërsa Ledina një këngëtare mjaft e njohur. Kabashi është me origjinë nga Kosova, ndërsa Ledina është nga Tirana. Çifti jeton prej vitesh në Gjermani, dhe kanë dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.

Image

8) Alban Nimani dhe Klejda

Në 2007 lideri i grupit “Asgjë sikur dielli”, do të binte në dashuri me një vajzë nga Tirana dhe do të qëndronte në Shqipëri për shkak të vajzës. Ai gjithsesi edhe sot shkon shpesh në Prishtinë, pasi ka dhe detyrën e profesorit të asociuar në Fakuletetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Image

9) Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi-

Ata nuk e kanë pranuar asnjëherë se janë në një romancë së bashku, por që përflitet prej kohësh që janë në një lidhje. Madje mediat rozë shkruajnë se Liberta u bë arsyeja pse Flori u zhvendos për të jetuar në Prishtinë. /Class/