Nëna e një fëmije, që kishte përmasat e një topi tenisi kur erdhi në jetë, ka folur për mundësitë e pakta që kishte vajza e saj 18 – javëshe për të mbijetuar.

Foshnja Poppy Wicks ishte vetëm 360 gram kur lindi dhe nëse do t’i mblidheshin duart dhe këmbët do të përshtatej fare lehtë në pëllëmbën e dorës

Prindërit e saj, të dy 31 vjeç, përgatitën veten për më të keqen kur Poppy lindi më 9 mars, vetëm 1 javë pas afatit të abortit dhe 15 javë para lindjes normale.

Global

Madje Hannah Wicks, nga Bristol, bleu një lepur të vogël (lodër), në mënyrë që foshnja e saj e vogël të mos qëndronte e vetmuar në arkivol.

Tani Poppy është 4 – muajshe dhe  peshon 2 kilogram, ndërkohë që pesha mesatare për një të sapolindur është 3.4 kilogram. Ajo është kthyer në shtëpi, por ka ende nevojë për ndihmën e oksigjenit

T mobile In article [4]

Hannah tha për Mirror: “Poppy është vërtetë fëmija mrekulli. Ajo ka luftuar kundër të gjitha shanseve për të mbijetuar dhe ia doli mbanë. Ne kurrë nuk hoqëm dorë së shpresuari, por gjithmonë kemi qenë të përgatitur për më të keqen, që ajo nuk do t’ia dilte.”

Nënës iu dha lajmi pikëllues që foshnja e saj ishte e pamundur të jetonte, pasi ishte vetëm 18 – javëshe.  Poppy vuante nga kufizimi i rritjes së fetusit, që do të thotë që gjaku nuk arrinte në venat e saj.

Kur mjekët e spitalit Southmead në Bristol çuan Hannah në një dhomë, ajo pa kutinë e kartopecetave dhe e mori me mend që do t’i jepej një  lajm i tmerrshëm.

Por falë foshnjes që nuk pranoi të ndalte luftën dhe punës e kujdesit të stafit të spitalit, tre javë më vonë,  në ditën e nënës,  Hannah më në fund mundi të mbante në krahë vajzën e saj të dashur.