Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Peskov është i martuar tri herë, ka tre djem dhe dy vajza. Më e madhja, Elizabeta, ka lindur në vitin 1998, jeton në Paris, por shpesh vjen në Rusi.

Kështu, së fundmi ajo vizitoi Çeçeninë, ku, ndër të tjera, u takua edhe me liderin lokal, Ramzan Kadyrov.

Elizabeta Peskova vizitoi edhe xhaminë madhështore në Grozni të Çeçenisë, me ç’rast në profilin e saj në Instagram publikoi një fotografi të saj me hixhab.

Global