Një e re në Tiranë është dërguar në spital, në gjendje të rëndë, pasi ka konsumuar shumë medikamente. Sipas policisë, e reja ka tentuar të vrasë veten.

Ka qenë një telefonatë rreth orës 16:42 në numrin e Emergjencave 112, që ka vënë në lëvizje efektivët dhe ambulancën, që kanë shkuar në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se D.K., 22 vjeçe, kishte tentuar të vras veten duke pirë ilaçe me shumcë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.