Qeveria irakiane ka njoftuar se kanë nisur hetimet zyrtare për një video që tregon forcat e sigurisë duke hedhur militantët e ISIS-it nga një shkëmb.

Pamjet që janë publikuar online, shfaqin disa burra në uniformë ushtarake duke zvarritur një person të gjakosur dhe të paarmatosur nga cepi i një shkëmbi për ta hedhur më pas në humnerë.

Pasi hedhin edh e një trup tjetër poshtë, ata shihen tek qëllojnë disa herë me armë.

Kryeministri Haider al-Abadi shpalli zyrtarisht fitoren ndaj ISIS-it në Mosul të hënën pas nëntë muajsh  luftimesh të ashpra.

Ai tha se triumfi shënon “kolapsin” e kalifatit islamik.